Lajmet e fundit

Komisioni Qendror Zgjedhor u ka dhënë kohë subjekteve politike lidhur me rirenditjen e kandidatëve për deputetë.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.
“Ju njoftoj se mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të mbahet sot, e shtunë, me fillim në ora 17:00. Në ndërkohë, KQZ, përmes ZRPPC-së, i ka njoftuar subjektet politike, që janë pjesë e Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të PZAP-it, se deri sot në orën 16:00 mund të njoftojnë KQZ-në lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.