Lajmet e fundit

Kryetari i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka thënë se nuk ka asnjë arsye të shtyhet orari i votimit.
''Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit''.
''Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19.00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi'', u shpreh ai për media, përcjell klankosova.tv.