07.11.2019 · përditësuar para 2460 dite1 min lexim
Në ora 10:30, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, do të mbajë takim me anëtarët tjerë të këtij komisioni.
Ajo do t'i shpalosë rezultatet për 25 subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet e 6 tetorit.
Njëkohësisht Daka do të shpalosë edhe emrat e 120 deputetëve fitues për legjislaturën e re.
Kujtojmë se Daka kështu ka deklaruar edhe mbrëmë në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova.
Ajo ka thënë se nëse PZAP nuk merr vendim për ndonjë rinumërim tjetër; atëherë KQZ është e gatshme t’i certifikojë rezultatet përfundimtare.
“Përfundimisht nesër do t’i shpallim rezultatet përfundimtare. Kandidatët dhe subjektet politike kanë afatin 24 orësh për ankesa. Nëse PZAP nuk merr vendim për ndonjë rinumërim atëherë ne jemi të gatshëm që t’i certifikojmë rezultatet”.
Për t’u informuar më shumë rreth deklaratës së Dakës, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/valdete-daka-neser-i-shpallim-rezultatet-perfundimtare-video/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.