Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës prej ora 10:00, transmeton Klan Kosova.
Këtu keni rendin e ditës:
1. Hyrje – Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:
- Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike “Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës” për shtyrjen e afatit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor.
3. Këshilli për Buxhet dhe Financa:
- Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2021 – 2023.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor financiar për fondin për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2019.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për inicimin e hartimit të planit strategjik të KQZ-së për periudhën 2020 – 2024;
5. Të ndryshme;