Lajmet e fundit

Deri të dielën që e lëmë pas, rreth 200 vendovotime janë rinumëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Valmir Elezi, Zëdhënës nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ndërsa tha se rinumërimi i votave ka vazhduar deri të dielën në mesnatë.
''Deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së'', është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
Votat e rinumëruara janë të rajonave të ndryshme ndërsa ende nuk dihet se a ka pasur mospërputhje të mëdha të rezultateve apo jo.
Rinumërim të plotë të votave të procesit zgjedhor të 6 tetorit, ditë më parë kërkuan tri partitë politike: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.