Lajmet e fundit

Komisioni Qëndror Zgjedhor pritet t'i bëjë publike sot rezultatet e rinumërimit të votave nga diaspora.
Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ndërsa tha se për publikimin e rezultateve duhet respektuar afati ligjor i përcaktuar.
Kjo meqë duhet shqyrtuar nëse ka ndonjë ankesë në PZAP, lidhur me administrimin e numërimit në QNR.
''Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit''.