Lajmet e fundit

Pas emërimit të tetë anëtarëve të rinj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërje të re, të kryesuar nga kryetarja Valdete Daka.
Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2019.
KQZ mori gjithashtu vendim për rekomandimin për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Sipas këtij vendimi, Nexhat Çoçaj zëvendësohet me kandidatin Rafet Rama.
Ky Komision mori vendim edhe për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve të ndryshme komunale, listën e plotë e gjeni më poshtë: