Lajmet e fundit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë me votë unanime shqyrtimin për bashkinë e Vorës ditën e enjte ora 10:00, por ka rrëzuar kërkesën për kandidatin e pavarur në Këlcyrë.
Pretendimet e kandidatit për kryetar bashkie të Këlcyrës, Bujar Fezga, KQZ i rrëzoi pasi argumentat nuk janë të mbështetura në fakte, ndërsa ka lënë në fuqi vendimin e KZAZ-s me nr 75.
Më tej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar kërkesat ankimore për zgjedhjet lokale në bashkinë e Pukës, duke rrëzuar pretendimet e opozitës për pavflefshmëri të proçesit./Ora