Ka disa muaj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jofunksional.
Shkak për këtë është mosemërimi i anëtarëve të rinj nga presidenti i vendit.
Shoqëria civile në Kosovë po konsideron që presidenti po e zvarritë qëllimshëm këtë proces dhe me këtë po e shkelë Kushtetutën. Kosovapress shkruan se institucioni i Presidencës është në pritje të “mendimit këshillues të Gjykatës Kushtetuese”, derisa kjo e fundit thotë se lënda do të shqyrtohet në seancat e radhës prej të cilave do të mirret vendimi në pajtueshmëri me Kushtetutën.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përbërjen e re që do të ketë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Është ngritur dilemë nga presidenti sa i përket ndarjes së anëtarëve të KQZ-së, se sa përfaqësues do të kenë partitë politike aty.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.