Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit të mbajtura më 18 dhjetor.
Në Komunën e Drenasit kryetar është zgjedhur Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike të Kosovës me 14 mijë e 537 vota apo 62.55% të votave.
KQZ ka njoftuar se me vendimin e tyre për certifikimin e këtyre rezultateve do të njoftohet edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, transmeton Klan Kosova.