Lajmet e fundit

Në Kqiq të Mitrovicës pyjet morën flakë, madje u rrezikuan edhe banorët e fshatit pasi flakët iu ofruan shtëpive.
Edhe drejtori për emergjenca në komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj bëri me dije se zjarri që kaploi pyjet në fshatin Kciq të Vogël ishte i përmasave të mëdha.
Falë intervenimit të zjarrfikësve e vet banorëve zjarret u shuan, ndërsa në komunë bëjnë apel që në vendet malore të mos hidhen gjësende që nxisin ndezjen e zjarrit.
Kronikë nga Rilind Matoshi