Lajmet e fundit

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka lëshuar gjithsej 255 licenca dhe leje, nga këto 85 Licenca të Hulumtimit, 52 Licenca të Shfrytëzimit si dhe 118 Leje për Aktivitete të Veçanta.
KPMM-ja në një përmbledhje të punës për 2019-ën thekson se aktualisht menaxhon me 665 subjekte minerare nga të cilat 180 janë Licenca të Hulumtimit, 199 Licenca të Shfrytëzimit dhe 286 Leje për Aktivitete të Veçanta .
Poashtu theksoi në një kumtesë për media se përkundër përpjekjeve për zhvillimin e sektorit minerarë ende ka sfida që duhet eliminuar përmes bashkëveprimit ndërinstitucional, sidomos eliminimin e kolizioneve ligjore, zvogëlimin e burokracisë, rritjen e transparencës , llogaridhënies etj.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale më 21 shkurt, 2019 mbajti takim informues me ndërmarrjet në sektorin minerarë.
KPMM-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencinë e Pyjeve të Kosovës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal-Asociacioni i Komunave organizoi punëtorinë e radhës e cila kishte për detyrë prezantimin e “Udhëzuesit për miradministrim të aktiviteteve minerare dhe mjedisore”.
Takimin e dytë informues me ndërmarrjet e orientuara në sektorin minerarë KPMM-ja e organizoi më 13 dhjetor 2019.