Lajmet e fundit

Sipas një studimi të kryer nga agjencia Prime Time Sport, mesfushori Mateo Kovaçiq rezulton blerja me rendimentin më të dobët e sezonit 2015-2016 në Spanjë.
Kovaçiq ka pasur përqindjen më të vogël të aktivizimit krahasuar me 10 blerjet më të shtrenjta në La Liga.
Për kroatin, Reali derdhi 35 milionë euro në arkën e Interit, por ai është aktivizuar vetëm në 30 % të minutave që ka pasur në dispozicion duke mos arritur të justifikojë koston e kartonit të tij.
Edhe gjatë këtij sezoni, Kovaçiq është aktivizuar vetëm 90 minuta në kampionat gjatë javës së parë, ndërsa ndaj Celta Vigos ai nuk zbriti për asnjë moment në fushën e lojës. Casemiro, Kroos dhe
Modric janë titullarë të padiskutueshëm në skemën e Zidane duke e bllokuar në stol 22-vjeçarin që gjatë kësaj vere u ndoq gjatë nga Milani dhe Juventusi, por mesa duket, presidenti Perez ka vendosur t’i japë edhe një shans përpara se të vendosë largimin e tij përfundimtar nga “Santiago Bernabeu”.