Lajmet e fundit

Kourtney Kardashian ka qenë shumë e heshtur në lidhje me marrëdhënien e saj me Younes Bendjima, por më në fund ajo zbuloi se si u takua me të, transmeton Klan Kosova.
38-vjeçarja zbuloi se e takoi atë në natën kur u grabit Kim Kardashian në Paris tetorin e kaluar.
“Ai ishte duke ecur, dhe tha përshëndetje, shtrëngoi duart me sigurimin tonë, por nuk na përshëndeti neve. Dhe pastaj unë thash: pse na urren?”, tha Kourtney.
“Younes ishte me miqtë e tij, por nuk na tha përshëndetje. Aty e pashë”.