Lajmet e fundit

Kourtney Kardashian shfrytëzoi Twitter-in për të sqaruar lajmet pas një interviste me të, duke pretenduar se ajo pranoi se “ishte shtatzënë”, transmeton Klan Kosova.
“Grazia” botoi intervistën vetëm disa orë më parë, dhe 38-vjeçarja doli në Twitter për të treguar se ky lajm nuk është i vërtetë.
“Unë shoh online se thashë se isha shtatzënë në një intervistë, por kjo është nxjerrë jashtë kontekstit”, ka shkruar Kourtney.
“Intervistuesi më pyeti: Cila është gjëja më e çmendur që ke dëgjuar për veten? Dhe përgjigja ime ishte: ‘kam dëgjuar se jam shtatzënë’, tha tutje ylli televiziv.
Motrat e Kourtney, Kim, Khloe dhe Kylie, të gjitha presin fëmijë vitin e ardhshëm. Kim është motra e vetme që konfirmoi lajmin se ajo pret fëmijën e saj të tretë me Kanye West nëpërmjet një surrogate.