Lajmet e fundit

Duket se Kourtney Kardashian është kapluar nga nostalgjia!
36 vjeçarja së fundmi e ka postuar në Instagram një fotografi të saj me Scott Disick, në kohën kur të dy ishin pa fëmijë. "Me babain e fëmijëve para se të bëhej baba" - ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.
Kourtney dhe Scott duken aq të rinj dhe të lumtur - që na bën të mendojmë për ditët e tyre të lumtura, para se të gjitha akuzat për tradhti të fillonin. Ndoshta edhe ylli i Keeping Up With The Kardashians po ndihet njësoj.
Çifti është ndarë në korrik të vitit të kaluar, pasi Scott ishte fotografuar në mënyrë komode me ish të dashurën e tij Chloe Bartoli në Monte Carlo.
Më pas Disick e bëri një kufizim të shkurtër në rehabilitim dhe bëhet e ditur se ka punuar shumë që të bëhet baba i mirë për tre fëmijët e tij - Mason, penelope, dhe Reign.