Kourtney Kardashian ndau disa fotografi gjatë ditës së djeshme ku shfaqte aftësitë e saj për të qenë një artiste tatuazhesh.
Nëna e tre fëmijëve i bëri tatuazh në krah të dashurit të saj, Travis, ndërsa shihej duke buzëqeshur përderisa i shkruante në krah "Të dua", raporton The Sun, përcjell Klankosova.tv
Por familja Kardashian është tronditur për seriozitetin e romancës së zjarrtë të çiftit dhe se sa shpejt ajo ka rënë në dashuri me rokerin.
Një burim i tha “Entertainment Tonight” se familja Kardashian është e lumtur për të, por ata gjithashtu janë pak në tronditje sepse Kourtney nuk e kanë parë kurrë më parë kështu.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.