Kourtney Kardashian nuk njihet për pozat ku vë në pah pjesën e prapme të trupit të saj ashtu si motrat e saj Kim, Khloe dhe Kylie, por themeluesja e POOSH duket se s’e ka problem që kohë pas kohe të shfaqë format e saj trupore.
E veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër, 40 vjeçarja nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës duke ekspozuar shumë pjesën e pasme të trupit të saj.
“Duke përgatitur çajin e pozitivitetit”, ka shkruar nëna e tre fëmijëve në Instagram poshtë fotografive ku shihet në kuzhinë duke përgatitur çaj e veshur me fustanin elegant me shumë shkëlqim.
https://www.instagram.com/p/B82NK5slQ-J/?utm_source=ig_embed
Ajo më vonë e ka bërë të ditur përmes një Instagram Story se fustani është i Roberto Cavallit nga viti 2004 të cilën ajo e ka marrë nga Muzeu i Firencës.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.