14.06.2015 · përditësuar para 4067 dite1 min lexim
Nënë e tre fëmijëve, Kourtney Kardashian tregoi edhe njëherë se sa shumë i pëlqen roli i nënës.
Ajo bashkë me djalin e saj Mason dhe vajzën Penelope u panë në një park të Kalifornisë teksa shijonin një shëtitje familjare, transmeton Klan Kosova.
Kardashian nuk dallohej shumë nga nënat e tjera teksa kishte zgjedhur një stil të thjeshtë veshje, me një palë pantollona xhinse dhe një pulovër me vija.
Madje ajo dukej shumë e qeshur teksa kishte kapur për dore shoqen e djalit 5 vjeçar Mason, ku ky i fundit dukej se po e shijonte shumë këtë shëtitje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.