Lajmet e fundit

Kourtney Kardashian ka postuar një kuotë shumë të çuditshme në llogarinë e saj Instagram, dhe shumë nga fansat po pyesin veten nëse ky shkrim ka të bëjë me ndarjen nga Scott Disick.
“Buzëqeshja më e madhe fsheh sekretet më të thella. Sytë më të bukur kanë qarë më së shumti, dhe zemra më e sjellshme ka ndjerë më së shumti dhimbje”, këtë e postoi 36 vjeçarja në lidhje me vitin e saj të vështirë. Fotografia me kuotë ishte e shoqëruar me një zemër të kaltërt, transmeton Klan Kosova.
Scott dhe Kourtney u ndanë gjatë verës pas nëntë vitesh së bashku.