Lajmet e fundit

Kourtney Kardashian është shumë më mirë pa ish të dashurin e saj, Younes Bendjima.
Kështu të paktën ka thënë një burim i afërt me yllin e reality show për revistën Us Weekly.
“Ajo po mësohet me jetën si beqare. Ndarja me Younes pritej që një kohë të gjatë. Ajo është shumë mirë. Kourtney është më mirë pa të. Ajo po ndihet mirë fizikisht dhe mendërisht”, ka thënë ky burim.
Us Weekly ka konfirmuar më herët gjatë këtij muaji se 39 vjeçarja Kardashian është ndarë me 25 vjeçarin Bendjima, pas gati dy vjetësh lidhje dashurie, transmeton Klan Kosova.
Sipas këtij burimi, Kardashian pas ndarjes nga i dashuri, është fokusuar krejtësisht në tre fëmijët e saj, Mason (8), Penelope (6) dhe Reign (3), të cilët i ka nga lidhja me ish të dashurin e saj Scott Disick.
“Ajo është shumë e lumtur dhe krejt fokusi i saj janë fëmijët e saj”.
Dy javë pas ndarjes, Kardashian udhëtoi në Los Cabos të Meksikës me miket e saj. Ajo shumë herë u fotografua e buzëqeshur duke reflektuar se është shumë e lumtur në këtë udhëtim.