Lajmet e fundit

Pyetja përvëluese, të cilën të gjithë fansat e familjes Kardashian e kanë, më në fund e ka marrë një përgjigje.
Në emisionin Today Show, Kourtney Kardashian deklaroi se ekziston një mundësi që ajo të lidhet sërish me ish të dashurin e saj Scott Disick – ose edhe madje të martohet me të, transmeton Klan Kosova.
“Për momentin nuk do të kthehemi bashkë, por nuk e di se çfarë ka përgatitur për ne e ardhmja, është plan i Zotit”, tha bukuroshja. “Por ne jemi duke dhënë gjithçka nga vetja për të qenë prindër të mirë. Ai erdhi me ne në Vail dhe kaluam shumë mirë. Por, ç’është e vërteta, për momentin jemi vetëm miq”, ka përfunduar ajo.
Ish çifti ishin në lidhje për nëntë vjet, para se të ndaheshin në qershor të vitit të kaluar, pasi Scott ishte parë i afërt me ish të dashurën e tij Chloe Bartoli. I vetëquajturi Zot, pas kësaj edhe e kishte regjistruar veten në rehabilitim për shkak të abuzimit me substanca narkotike dhe alkool.
Kjo dyshe ndajnë së bashku tre fëmijë – Mason, Penelope dhe Reign.