Lajmet e fundit

Manchester United e ka bërë Kalidou Koulibaly-n prioritet në afatin kalimtar të verës, sipas raportimeve të The Mirror.
27 vjeçari shihet si njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë, dhe ndonëse Napoli insiston që nuk do që ta shesë, Djajtë e Kuq mund ta bëjnë një ofertë rekorde.
Trajneri i këtij klubi, Ole Gunnar Solskjaer, e ka listuar atë si cakun kryesor, dhe gjithashtu do edhe një mbrojtës të krahut të djathtë si dhe përforcime në sulm e mefushë.