Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Graçanicë, Vladeta Kostiq i ka uruar Bajramin të gjithë besmitarëve myslimanë.
Numri një i Graçanicës ka uruar që kjo festë të kalohet me shëndet dhe paqe.
"Dëshiroj që festën, pas një muaj agjërimi ta kaloni me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj, me shpresën se kjo ditë e madhe do të kontribuojë në respekt reciprok e tolerancë".
"Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Graçanicës, ju uroj Bajramin" ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.