Lajmet e fundit

Republika e Kosovës me anë të vendimit të qeverisë për të proceduar projektin e hartuar nga Komisioni për Demarkacionin e Kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi ka shqetësuar banorët e fshatrave të Rugovës që ndajnë mexhet me Malin e Zi.
Banorët e “Bjeshkëve të Nemuna” i kanë shtëpitë, varret, tokat e kujtimet në pjesën kufitare, që sipas tyre do t’i jepet Malit të Zi me vendimin që ka bërë Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të Republikës së Kosovës, që drejtohet nga Murat Meha.
“Zëri” ishte në fshatrat kufitare me Malin e Zi dhe nga shqiptarët tradicionalë të Rugovës mori një mesazh “se tokat do t’i mbrojmë sërish me gjak”. Ata që e mbajnë këtë shall në kokë, më shumë nga tradita sesa që mund të hyjë në punë për ditë morti, flasin njëzëri se “asnjë pëllëmbë toke nuk do t’ia lëmë cernagorëve”.
Rugovasit brengosen se me marrëveshjen e re për disa kilometra pronat e tyre do të mbesin brenda kufirit malazez e jo nën territorin e Kosovës, siç ishin.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.