Lajmet e fundit

Në rend dite deputetët e Kuvendit të Kosovës, e patën projektligjin e Byros shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme.
Por, vëmendjen ua mori kogja shumë situata konfliktuoze mes Rusisë e Ukrainës.
Edhe Kryeministri Albin Kurti, shprehu qëndrimin krah ukrainasve, derisa shtoi se mbrëmë ka takuar Këshillin Kombëtar të Sigurisë, për të diskutuar mbi ndikimet e këtij konflikti në rajon.
E në fund, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pas kërkesës së opozitës, tha se do ta qoj Projekligjin e Byros në Komisionin e Venedikut, për ta verifikuar se a paraqet shkelje kushtetuese, e më pas të procedohet tutje.