Lajmet e fundit
Fatmir Lushaj nga Prizreni është i bindur se ka zbuluar përmbajtjen e veprës kryesore të Leonardo Da Vinçit, Mona Lizës. Ai mendon se ka identifikuar edhe një profetësi të Da Vinçit në këtë pikturë, transmeton KlanKosova

Një kosovar me emrin Fatmir Lushaj po pretendon se ka arritur të deshifrojë përmbajtjen e veprës së Leonardo Davinçit, sekretet e secilës nuk u zbuluan kurrë tërësisht.
Fatmir Lushaj, që profesion ka zdrukthëtarinë, është i bindur se ka arritur të deshifrojë goxha shumë fshehtësi në pikturën Mona Lizës.
Sipas Lushajt, në çdo pjesë të kësaj pikture ka shumë fshehtësi, të cilat edhe i ka skicuar.
Ky prizrenas beson se në këtë vepër të Da Vinçit fshihet mllefi e tij për kryqëzimin e Krishtit.
Lushaj thotë se në këtë pikturë, Davinci kishte paraparë edhe luftën e Dytë Botërore, e zhvillimet teknologjike.
Ai mendon se ka zbuluar edhe një profetësi të Da Vincit në këtë pikturë. Lushaj supozon se në pikturën e Mona Lizës parashikohet edhe fundi i njerëzimit, transmeton KlanKosova.
Për të gjitha këto zbulim që Lushaj pretendon se i ka bërë, i janë dashur plot 5 vite. Ndërsa i kanë ngelur edhe 3 kuadrate pa arritur t’ua zbulojë kuptimin.