Lajmet e fundit

Ndër talentët e shumtë shqiptarë që janë në Evropë është edhe Dorian Nikola.
Ai ka lindur dhe është rritur në Suedi, kurse si 15-të vjeçar, në muajin shkurt të vitit 2018, do të nënshkruajë kontratë për të rinjtë e klubit italian Udinese.
Nikola është me prejardhje nga Binça e Vitisë, kurse me shumë dëshirë e pret ftesën nga përfaqësuesja e Kosovës në futboll.
Për të interesim patën Fiorentina, Benfica dhe Dinamo Zagreb, por që vendosi t'i bashkohet Udineses.
Kronikë nga Emanuell Syla.