Lajmet e fundit

Edhe ditën e fundit të vitit po shpreson të punoj diçka. E këtu Avdyl Rexhepi do të pres deri në mbrëmje me shpresën se do të fitoi pak para.
Por, shpresat se ai do të mund të sigurojë ndonjë të ardhur përveç ndihmës sociale, sipas tij janë të vogla edhe për vitet në vazhdim.
Për ditë më të mira shpresat janë shuar edhe dikujt që kërkon çdo ditë punë këtu, njofton Klan Kosova.
Lojën e shahut, pensionistët nuk e ndalin as të enjten.
Këtë vit ata nuk kanë ankesa për gjendjen e tyre meqë po i preokupon diçka tjetër më shumë.
Ngjarjet e fundit në politikë kanë frikë se do ta përcjellin edhe 2016-ën. 2015-ta i zbehu optimizmin edhe dikujt që për vite priste ditë më të mira.
Por, prapë po shpreson që në 2016-ën të ketë përmirësime.
Por, rinisë kosovare duket se tashmë i është shuar vullneti.
Pavarësisht mungesës së optimizmit, shumicës prej tyre nuk u mungonte vullneti për të dal e festuar ardhjen e vitit të ri.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi.