Lajmet e fundit

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO janë gjithnjë e më të lidhur me internetin në mobil, edhe kur ata janë jashtë Kosovës dhe bëjnë pushimet e tyre në Shqipëri apo Malin e Zi, apo udhëtojnë në Maqedoni.
Një vit pas lansimit të pakove të para të internetit në mobil në Shqipëri me Eagle Mobile, IPKO ka shtuar edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë në të njëjtat pako, ka shtuar edhe operatorin AMC (Shqipëri) si rrjet prej nga mund të përdoret e njëjta pako, si dhe ka lansuar pakot e reja të thirrjeve dhe SMS-ve nga bregdeti me çmime të ngjashme me ato që janë në Kosovë.
"Të gjitha këto mundësi të ofruara për pushuesit kosovar nga IPKO kanë bërë që trafiku i internetit në mobil në roaming nga bregdeti shqiptar dhe ai i Malit të Zi, por edhe numri i telefonave që përdoren gjatë qëndrimit jashtë vendit të shumëfishohet në shifra marramendwse" bwnt w ditur IPKO..
Siaps tyre, të dhënat e fundit nga telefonia mobile tregojnë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kosovarët janë rreth 300 për qind më të lidhur me internetin në mobil në roaming, përkatësisht kanë bërë rreth 300 për qind më shumë aktivizime të pakos së internetit në mobil gjatë pushimeve verore në bregdetin shqiptar, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa prej fillimit të këtij viti, prej muajit janar e deri në muajin qershor, trafiku i internetit në mobil nga tri pakot e aktivizuara nga përdoruesit e telefonisë mobile IPKO ka pasur një rritje marramendëse prej 2500 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Por përveç rritjes së trafikut dhe aktivizimit të pakove të internetit në mobil, në raportin e telefonisë mobile IPKO për internetin në mobil jashtë vendit është vërejtur edhe një rritje e madhe e numrit të telefonave të mençur në rrjetin mobil IPKO.