Lajmet e fundit

Kosovarët shprehën interesim të madh për të përcjellur zhvillimet në ditën e zgjedhjeve në Shqipëri.
Këta u treguan se janë befasuar me disa incidente që ndodhën gjatë kësaj të diele atje, ndërkaq kanë edhe preferencat e tyre në lidhje me kandidatët për kryeministër të Shqipërisë.
Disa qytetarë thonë se Edi Rama nga Partia Socialiste është më i denjë për të vazhduar me qeverisje për shkak se ka bagazh politik, e të tjerë luten të fitoj Lulzim Basha nga Partia Demokratike, kjo për shkak të disa premtimeve të tij për heqjen e taksës në "Rrugën e Kombit".
Ndërkaq ka edhe të tjerë që kritikuan kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, për përfshirjen në zgjedhjet atje.