Lajmet e fundit

Kolegji Universum në bashkëpunim me shoqatën “Miqtë e Amerikës”, kanë festuar sot me një ceremoni rasti, ditëlindjen e 70-të të ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton.
Në ceremoni morën pjesë edhe shumë personalitete nga jeta publike në Kosovë.
“Jemi këtu për te festuar ditlindjen enjeriut të cilit i kemi borgj të gjithë për ekzistencën tonë si qenie njerëzore dhe si shtet”, tha kryetari i Bordit të Kolegjit Universum, Suat Berisha.
Agim Rexhepi, Kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, pasi bëri një prezantim të biografisë së ish Presidentit Clinton, sidomos në raport me Kosovën, foli edhe për raportet e Shoqatës me familjen Clinton.
Universum ndau edhe një pllakat, e cila do t’i dërgohet ish-Presidentit Clinton ditëve në vijim si dhe u bë prerja e tortës, në nderim të këtij burrështetasi.