Lajmet e fundit

Mosha mesatare e meshkujve që vendosin të martohen në Kosovë është 30.8 vjeçare , kurse mesatarja për gra është 27.3 vjeç, transmeton Klan Kosova.
Këto të dhëna u bën publike në raportin “Gratë dhe burrat në Kosovë”të publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ja disa fakte të tjera nga ky raport:
- Të dhënat e fertilitetit: 1.9 fëmijë për një grua;
- Koeficienti i maskulinitetit: 112.1 meshkuj, për 100 femra;
- Shkalla e analfabetizmit në popullsinë e moshës mbi 10-vjeçare: 3.85 për qind në mesin e burrave, ndërsa në mesin e grave 3.07 për qind;
- Shkalla e papunësisë: për gratë është 38.8 %, 26.9 % për meshkujt.
Për më shumë informata rreth këtij raporti, klikoni këtu: http://ask.rks-gov.net/