Lajmet e fundit
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka qenë sot në njësinë 8 ku ka prezantuar programin e detajuar për këtë njësi.

Kosova është ndalur në tre shtylla të rëndësishme të programit të tij: Arsimin, Infrastrukturën dhe Taksat.
Ai ka premtuar kushte më të mira për arsimin, rikonstruksionin e shkollave dhe çerdheve dhe një sërë përmirësimesh në rrugët kryesore të Njësisë 8.
Kandidati i opozitës ka përmendur edhe riparimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, duke mos harruar të premtojë sërish ujë 24 orë në ditë për kryeqytetin me parametrat më të lartë.
Në fund ai është kundërpërgjigjur edhe ndaj Ramës i cili gjatë prezantimit të kandidatëve të majtë himnizon rëndësinë e gruas në familje duke e ngritur atë mbi burrin.
Kosova ka thënë se nuk mund të ulen vlerat e burrave shqiptarë pasi ata janë shtylla e familjes,transmeton Mapo.al.