Lajmet e fundit

Të dielën, Kosova ka hapur edhe zyrtarisht Ambasadën e saj në Jerusalem.
Hapja, e cila ishte pa ndonjë ceremoni zyrtare, u bë nga përfaqësuesja kosovare në Izrael, Ines Demiri.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri, tha se shkaku i pandemisë nuk kanë udhëtuar për në shtetin hebraik.
Këtë deklaratë të ish bashkëpartiakut e quajti si gënjeshtër, ministrja e dorëhequr para një jave e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.