07.06.2016 · përditësuar para 3707 dite1 min lexim
Instituti prestigjioz amerikan për hulumtime, Gallup, e ka nxjerrë Kosovën si vendin më pro amerikan në botë, njofton Klan Kosova.
Më shumë se 80 për qind e kosovarëve, sipas këtij hulumtimi, janë pro amerikanë.
Shumë lartë në renditje qëndron edhe Shqipëria, duke u renditur e treta, pas Kongos.
Këtë disponim pro-amerikan të kosovarëve e ka komentuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Nëse dikush dyshon se ku qëndron konsensusi mbarë-shoqëror i politikës së jashtme dhe sa ka përkrahje dhe dashuri aleati ynë historik SHBA-te në popullin tonë, shikoni matjen e agjencionit të famshëm Gallup. Kosova është dukshëm shteti më pro-amerikan në planet”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.