Lajmet e fundit

Kombëtarja U20 e Kosovës në Basketboll ka pësuar humbje nga Luksemburgu me rezultat 84:80.
Ndeshja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, mirëpo në 10 minutat e fundit u zhvillua një lojë tejet dramatike ku fitore korrën djelmoshat nga Luksemburgu.
Më të dalluarit nga skuadra e Kosovës ishin Rron Thaçi me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Mirlind Zekaj me 19 pikë, njofton Klankosova.tv.
Kosova U20 do të luaj për vend të shtatë me humbësin e ndeshjes Sllovaki-Rumani.