Kombëtarja e Kosovës U18 në Basketboll ka fituar ndeshjen e tyrë hapëse në kuadër të FIBA European Challenger kundër kombëtares së Shqipërisë me rezultat 85:62.
Ndeshja nisi e baraspeshuar mirëpo kontrollin e lojës e morën kosovarët edhe pse pjesa e parë përfundoi me rezultat 39:28.
Më të dalluarit të Kosova ishin, Visar Ejupi me 28 pikë, Anesa Gashi me 11 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, po ashtu edhe Hajriz Hazeri e mbylli lojën me statistika të kënaqëshme, tetë pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, njofton Klankosova.tv.
Të mërkurën Shqipëria do të përballet me Moldavinë, Kurse Kosova të enjten e mbyll fazën e grupeve me Moldavinë.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.