Ndeshjet garuese i kanë në tetor, por grumbullimet kanë nisur shumë më herët, pasi kështu ka vendosur selektorja e Kosovës U17 tek femrat, Sanije Krasniqi.
Kosova në tetor do të luaj kundër Maqedonisë e Veriut, Armenisë dhe Gjeorgjisë, fazë të cilën një herë e patën kaluar.
Krasniqi tha që tani kanë mundësi të grumbullohen shumë më shpesh tek fushat e Federatës së Futbollit në Hajvali, ndërsa në të kaluarën kosto ishte e madhe, duhej rezervuar hotel me fushë futbolli, potencialisht jashtë Kosove.
https://youtu.be/BiahTt96ZoU
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.