Lajmet e fundit

Gjashtë gra ukrainase, të cilat po qëndrojnë në Kosovë, u trajnuan për mënyrën se si mund të asgjësohen mjetet shpërthyese në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta.
Një trajnim i improvizuar në një zonë të Pejës, po del të jetë goxha i nevojshëm për to.
"Ka në Ukrainë një kërkesë të madhe për njerëzit që dinë të bëjnë çminim, sepse lufta do të përfundojë së shpejti. Ne besojmë se ka shumë punë për të bërë. Unë mendoj se do të jem absolutisht e dobishme”, ka thënë 20-vjeçarja Anastasiia Minchukova.
Instruktori, i deminimit të minave nga MAT Kosova Artur Tigan, këtu bashkëndjeu me gratë ukrainase.
“Ajo që kemi përjetuar është ende e freskët në kujtimet tona, edhe pse kanë kaluar rreth 23 vjet tani. Po ashtu vështirësitë që patëm kur filluam pastrimin në Kosovë. Qendra e trajnimit është ndërtuar mbi përvojën tonë dhe është si përvojë e dorës së parë”.
Trajnueseve iu mësuan se si të asgjësohen municionet e pashpërthyera, fushat e minuara dhe mbetje të tjera shpërthyese.