Lajmet e fundit

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se Preambula në Kushtetutën e Serbisë, në të cilën precizohet se Kosova është pjesë e territorit të saj, jo vetëm që nuk është në përputhje me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në regjion, por përplaset edhe me tendencat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, anëtarët e ekipit për veprim në Kuvendin e Serbisë për reformimin e sistemit politik, kanë theksuar se definicioni i Kosovës në preambulën e kushtetutës nuk do të hiqet ose ndryshohet kur të bëhen ndryshimet kushtetuese.
Pack, duke folur për Shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, thekson se nuk duhet të anashkalohet problemi i definimit të saktë të kufijve të Serbisë dhe numrit të qytetarëve të saj, gjë që është çështje e patejkalueshme për shtetet që mëtojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
“Të gjithë e dinë se deri në momentin kur Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian, çështja e marrëdhënieve me fqinjët duhet të zgjidhet. Kështu që, jam e bindur që do të nevojitet ndryshimi i sërishëm i Kushtetutës së Serbisë, në qoftë se kjo nuk ndodhë tash".tha ajo.