Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Britanike, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se me anë të këtij memorandumi do të korrigjohet edhe tendenca e politizimit dhe rekrutimit.
Nga ana e tij, ambasadori britanik, Ruairi O’Connel tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë dukuri serioze në Kosovë me të cilat përparon vendi.
“Korrupsioni dhe nepotizmi mbeten dukuri serioze për Kosovën. Me gjëra të tilla dhe njerëz të tillë nuk përparon Kosova, pra duhet të çlirohemi nga kjo. Që Kosova të ecë përpara ju keni nevojë për persona të pavarur. Jemi të sigurt se qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur kur persona rekrutohen me 15 minuta intervistë”, tha ambasadori britanik.
Ky memorandum është nënshkruar për një vit me mundësi vazhdimi.