Lajmet e fundit

Kujtim Gashi , drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, gjatë konferencës dy ditore me titull: “Dialogu i Ballkanit Perëndimor-Partneriteti për Qeverisje të Hapur 2015”që u mbajt në Tiranë ka bërë thirrje për pranimin e Kosovës në Open Government Partnership (Partneriteti për Qeverisje të Hapur).
“Më 19 korrik 2013, Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane edhe formalisht është angazhuar për të qenë anëtare e Open Government Partnership – OGP dhe këtë interesim e ka shprehur nëpërmjet letrës dërguar në adresë të Komitetit Mbikëqyrës të OGP-së" tha ai, transmeton Klan Kosova.