Kosova ka dështuar të bëhet pjesë e INTERPOL-it. Vendi nuk ka marrë votat e duhura nga Asambleja e Përgjithshme.
Britania e Madhe është shprehur e zhgënjyer për mospranimin e Kosovës në njërën nga organizatat më të rëndësishme të Sigurisë.
“Kosova ka punuar shumë për t’u bërë një nga vendet anëtare të INTERPOL. Anëtarësimi i Kosovës do të mundësonte një shkëmbim më të mirë të informacioneve ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të përmirësonte sigurinë europiane dhe globale”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Britanisë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.