Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte zhvillon ndeshjen parakualifikuese për Kupën e Botës 2027.
"Dardanët" janë mysafirë të Zvicres, e cila është lidere e grupit A, ku gjendet edhe Azerbajxhani dhe Republika e Irlandës, raporton Klankosova.tv.
Aktualisht renditjen tabelare e udhëheq pikërisht kundërshtari i sotëm që ka dy fitore në po aq ndeshje, kurse azerët dhe kosovarët vinë pas tyre me nga një fitore e një humbje.