Kombëtarja e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për shtete të vogla.
Krejt kjo pas fitores së Luksemburgut ndaj Qipros 90:60, dhe kështu Kosova e siguroi vendin e dytë në grup me një fitore dhe një humbje, njofton Klan Kosova.
“Dardanet” në gjysmëfinale do të përballen me Irlandën ndeshje kjo që luhet ditën e shtunën.
Ndryshe kjo është hera e parë që ekipi i Kosovës, për femra luan në një garë që organizohet nga FIBA.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.