Lajmet e fundit

Kosova ka miratuar dhe po zbaton strategjinë e saj për armët e vogla, armët e lehta dhe kontrollin e eksplozivit 2017 -2021.
Kështu u tha në takimin e dytë për prezantimin e Udhërrëfyesit për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për posedimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla dhe të lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2025, i cili u mbajt në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në këtë takim, zëvendësministri i brendshëm, Izmi Zeka, vuri në dukje se për përmbushjen e plotë të objektivave që dalin nga Strategjia e AVL-së, por edhe nga Udhërrëfyesi,për në të ardhmen do të nevojitet përkrahja e vazhdueshme e partnerëve tanë,siç janë:SEESAC, UNDP etj..
Duke folur për raportin e fundit të progresit, ai tha se të arriturat e Kosovës vlerësohen. Sa i përket trafikimit të armëve, Kosova ka miratuar dhe po zbaton Strategjinë e saj për armët e vogla, armët e lehta dhe kontrollin e eksplozivit 2017 -2021.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka një bazë të dhënash në të cilën regjistron të gjitha armët e importuara në Kosovë, me ç ‘rast, shënohen menjëherë pas mbërritjes. Ligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municioneve dhe materialeve shpërthyese u miratua në mars të2017-së”, Zeka.
Ligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municioneve dhe materialeve shpërthyese u miratua në mars të 2017-së.