Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e ndeshjes midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë me rezultat 2-1.
Përballja për t’u kualifikuar për Euro 2020 është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Golin e parë të kësaj përballjeje e realizoi futbollisti çek, Patrik Schick, në minutën e 16-të.
Vetëm pas katër minutave lojë, shtatlarti Vedat Muriqi arriti ta barazoi rezultatin duke shënuar një super gol.
Ndërsa golin vendimtar të këtij takimi, që ngriti epërsinë e Dardanëve ndaj kundërshtarëve e shënoi Mërgim Vojvoda në minutën e 66-të.
Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e të dyja skuadrave.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.
Çekia: Vaclík, Kadeřábek, Čelůstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral.
klankosova.tv