Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, është takuar me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Naya, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve,
Në takim, kryediplomati kosovar shprehi vulletin e tij për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimin dy-palësh në mes dy vendeve, duke theksuar në veçanti investimet e mundshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit, bujqësisë, teknologjisë informative dhe shërbimeve.
Me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit, Kosova, pritet që së shpejti të hap Ambasadën e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.