18.05.2015 · përditësuar para 4083 dite1 min lexim
Libri "1000 Crayons pour la liberté d'expression” përfshin 100 krijime nga mbarë bota të cilat u dedikohen viktimave të revistës satirike "Charlie Hebdo".
Në këtë libër janë edhe dy posterë të artistit kosovar Rrezeart Galica.
"Përfshirja e dy posterëve të mi në katalogu '1000 Crayons pour la liberté d'expression' më bën edhe më të ndërgjegjshëm që tragjeditë si ajo në 'Charlie' i japin botës një mesazh shumë të fuqishëm për lirinë e shprehjes".
"Edhe ne si Kosovë, krahas shumë artistëve tjerë, jemi me një zë kur vihet në pyetje cenimi i lirisë", tha Galica për Klan Kosovën.
Ai u shpreh se posteri është ndër mjetet më të fuqishme artistike për sensibilizimin e shoqërive në botë.
Sipas tij, ky libër është mesazh për të gjithë ne dhe angazhimin që duhet të kemi karshi shoqërisë.
"Libri që përfshin 1000 krijime nga mbarë bota është mesazh për gjithë ne se si pjesë e këtij planeti".
"Kontributi ynë ndaj shoqërisë në përgjithësi është i domosdoshëm për mirëqenien e gjithsecilit përpara secilës sfidë që e përjetojmë".
Libri është botuar me 5 maj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.